VMRO-DPMNE: Kovaçevski i fshehur në një vrimë miu hesht, ndërsa në Bullgari po përgatiten kushte dhe kërkesa të reja për Maqedoninë

Dimitar Kovaçevski në diplomaci është në horizont. Edhe një herë kushte të reja dhe dokumente të reja nga Bullgaria në Maqedoni. Gjatë ditës së djeshme personi i ri i parë për punë të jashtme të Bullgarisë, Nikolaj Milkov, ka shpallur dokument të ri për përmbushjen e detyrave për Republikën e Maqedonisë, njoftojnë nga VMRO-DPMNE, transmeton InfoShqip.

Siç thekson partia, nuk ka mjaftuar tradhtia që kanë bërë me pranimin e Protokollit dhe kornizën e negociatave në të cilat kanë futur marrëdhëniet dypalëshe, ndaj tani po përgatitet një dokument i ri me kushte dhe detyra të reja për t’u përmbushur nga shteti.

“Ndërsa publikisht njeriu i parë i MPJ-së bullgare flet për kushte të reja, Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq, të fshehur në një vrimë miu, heshtin për atë që po përgatitet në Bullgari. Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq duhet menjëherë të përgjigjen se çfarë përmbajnë këto dokumente të reja, cilat janë kërkesat dhe kushtet e reja? Përderisa ata u përpoqën të bindin opinionin maqedonas se me Protokollin mbyllen të gjitha kushtet dhe kërkesat nga Bullgaria, në më pak se një muaj, ne përsëri marrim kushte të reja dhe kërkesa të reja për të përmbushur.

Nuk kanë fund tradhtitë dhe shitblerjet e identitetit, historisë, gjuhës dhe kulturës maqedonase të Dimitar Kovaçevskit, Bujar Osmanit dhe Bojan Mariçiqit”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Për t’i dhënë fund të gjitha tradhtive duhen zgjedhje të shpejta parlamentare dhe referendum që qytetarët të shprehin mendimin e tyre për tradhtitë e bëra nga kjo qeveri jopopullore./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu