VMRO-DPMNE prezanton emrat për Qeverinë teknike – Mickoski shpreson të fitojë 61 deputetë

100 ditët e ardhshme janë thelbësore që të kemi sado pak proces zgjedhor kredibil, ishte mesazhi i kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në debatin e organizuar partiak ku u prezantuan pesë emrat opozitarë të Qeverisë teknike, të cilët siç tha Mickoski, do të përpiqen të punojnë “ndryshe” prej atyre që ishin deri tani.

“Mund të themi se nuk duhet të vlejë ai rregull “të gjithë janë të njëjtë”. Këtë duhet ta bëjmë në këto 100 ditë. Këtë e pres nga këta pesë persona të cilët janë sot këtu me mua në skenë. E nga qytetarët e Maqedonisë të cilët nuk janë të kënaqur nga politikat e kësaj qeverie pres që të mos jenë viktima të retorikës së skifterëve të cilët janë opozitë e opozitës. Të konsolidojmë zërin rreth koalicionit që udhëheqë VMRO-DPMNE dhe të fitojmë 61 deputetë, kështu që do të hapet dera jo për reforma por për transformim të Maqedonisë”, tha Mickoski.

I propozuari për ministër teknik në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se për momentin e gjithë ministria është jofunksionale. Zotohet se hapin e parë që do ta bëjë është ta prolongojë afatin për vlefshmërinë e pasaportave.

“Një nga hapat e parë që do ta bëj në korniza të ministrisë është të propozoj ndryshime në ligjin për dokumente udhëtimi me çka do të prolongohet afati që të jenë valide edhe më tej. Jo vetëm që është e pandershme por është e pakuptimtë, pasaporta valide të mos mund të përdoren nga qytetarët. Konsideroj se kjo është zgjidhja e vetme që do ta zgjidhë problemin”, tha Pançe Toshkovski – propozim për ministër i Brendshëm teknik.

Elena Petrova si e propozuar për zv.ministër në Ministrinë e Financave, thotë se me ritmin aktual të rritjes së Bruto Prodhimit Vendor, nevojiten 60 vite për të arritur standardet e BE-së.

“Mund të presim që të përballemi me manipulime parazgjedhore në harxhimin e mjeteve të buxhetit. Kjo shihet nga vetë buxheti për vitin 2024, i cili është krijuar që të mundësojë këtë harxhim, me atë pako për masa antikrizë për mbështetje të familjeve në gjendje të rënduar dhe kompanitë. Në fakt këto masa antikrizë janë masa me të cilat Qeveria dëshiron të mbulojë sjelljen e saj të papërgjegjshme”, u shpreh Elena Petrova – propozim për zv.ministre teknike të Financave.

Sipas Mickoskit, krerët e LSDM-së dhe BDI-së duan të devalvojnë kapacitetin e pesë kandidatëve të propozuar për qeverinë teknike por siç shtoi, edhe nëse i mbledhë të gjithë bashkë, nuk vlejnë as sa njëri prej kandidatëve që i ka propozuar VMRO-DPMNE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu