Anëtari i Kryesisë së VMRO-DPMNE, Vllatko Gjorçev ka theksuar se partia e tyre po asfalton dhe rregullon rrugën për në Dibër, në pjesët ku së fundi po kryhen punimet. Ai mbrëmë në një takim me simpatizantë të partisë së tij ka theksuar se ajo që pjesë që është nga ura e boshkut në pjesën e Kosovrastit tanimë është gërryer dhe së shpejti duhet të asfaltohet. Pas disa muajve nisim punimet e asfaltimit nga pjesa e Rajçicës. Me këtë Gjorçev ka mohuar se kjo rrugë po rregullohet nga BDI.