Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski turpërohen nga himni i Maqedonisë, opinioni pret përgjigje se me çka janë shantazhuar dhe frikësuar që të mos guxojnë të intonojnë himin maqedonas gjatë vizitës shtetërore zyrtare në Republikën e Maqedonisë siç imponon kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.
Shpjegimi se selfitë e Zaevit në drekën me Ciprasin janë më të rëndësishëm se ndarja e kohës për intonimin e himnit është edhe një nënçmim ndaj popullit maqedonas.
Ajo që Zaev dhe Pendarovski nuk kanë kohë për himnin e Maqedonisë është turpi më i madh deri tani në historinë e Republikës së Maqedonisë dhe tregon se sa ata i nënçmojnë shënimet kombëtare dhe shtetërore.
Në vend të sqarimeve absurde dhe të papërmbajtura, Zaev dhe Pendarovski duhet të kërkojnë falje për turpin që ia shkaktojnë shtetit dhe popullit maqedonas.










