I vodhën dy vetura dhe shumë para, biznesmeni shqiptar ofron “shpërblim të majmë” për “kokën a autorëve”! (FOTO)

Familja e biznesmenit Ylli Salla, banesa e të cilit u grabit sot në mëngjes, vë në dispozicion një shumë të konsiderueshme parash për të gjithë ata që japin informacion për identifikimin e autorëve.

Vajza e biznesmenit, Suzana Salla ka vënë në dispozicion dy numra telefoni celular për të dhënë informacione rreth identitetit të autorëve.

Vajza e biznesmenit: Unë Suzana Salla, e bija e biznesmenit Y. Salla, në emër të familjes sime deklaroj se vëmë në dispozicion të personave që kontribuojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e menjëhershme të vjedhjes së banesës së familjes sonë një shumë të konsiderueshme parash.

Ky shpërblim vlen për çdo informacion që mund të na jepni në numrat e celularit 0692083170 dhe 0696012332 dhe kushdo që ka parë vjedhësit duke qarkulluar mëngjesin e sotëm me makinat me targa AA393PV dhe HP565J”.

Dy persona kanë grabitur mëngjesin e sotëm banesën e biznesmenit në fshatin Mengel, duke marrë prej andej dy makina si dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Paraprakisht dyshohet se grabitja ka qenë e mirëorganizuar, pasi familjarët pavarësisht se ishin në banesë, nuk kanë kuptuar asgjë dhe vetëm në mëngjesin kanë konstatuar mungesën e makinave dhe kasafortës me një shumë të konsiderueshme parash.

Burimet thonë se në kohën e ngjarjes në banesë kanë qenë të pranishëm anëtarët e familjes, por askush nuk ka dëgjuar asgjë.

Ata denoncuan grabitjen në policinë e Elbasanit, e cila thekson se po punon për zbulimin dhe arrestimin e autorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu