Vogëlushi kërkon të vdes ditën që mbushi 5 vjeç, motivi është prekës (FOTO)

Morgan Bishop është vetëm 5 vjeç, por ka arritur deri sa t’i lutet të ëmës që ta lërë të vdesë pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij të pestë.
Vogëlushi anglez nga Surrey, është i prekur nga një formë e rëndë ekzeme, e cila e pengon që të zhvillojë një jetë normale, pasi ka dhimbje të vazhdueshme, të cilat nuk e lënë që të flejë, të vrapojë apo të luajë si fëmijët e moshës së tij.

Kalvari i mundimeve të tij nisi qysh kur ishte 4 muajsh. Pavarësisht kurave të shumta të dhëna nga shumë mjekë, përfshi edhe një lloj kimioterapie, fatkeqësisht nuk ka rezultate.

Nëna e tij Dana, u detyrua të linte punën, për t’u kujdesur për të. Morgan vuan edhe nga astma dhe ka sindromë nefrosike, një gjendje shumë e rrezikshme për jetën e tij, për shkak të humbjes së madhe të proteinave nga veshkat. Ndër të tjera është alergjik edhe nga 20 lloje ushqimesh, mes tyre veza, lajthitë, qumështi, patatet, soja dhe orizi. Dana thotë se ndonjëherë ilaçet që merr për problemet në veshka, i përkeqësojnë situatën me ekzemën.

“Pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij të pestë, më kërkoi nëse mund të vdiste. Nuk e duronte dot më dhimbjen prej ekzemës. Është torturë e vërtetë për një nënë të dëgjojë fjalë të tilla”, thotë nëna e Morgan, shkruan noa.al.

Gjendja e lëkurës së të voglit është vërtetë e rëndë, pasi duket si e djegur me acid. Për shkak të dhimbjeve të padurueshme, ai nuk mund të ecë vetë, por përdor karrocë me rrota.

“Njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë, çfarë do të thotë të kesh një sëmundje në lëkurë, e shikojnë si diçka të zakonshme. Mendojnë se ekzema është pak lëkurë e thatë, por në të vërtetë mund të jetë shumë e rëndë”, shprehet Dana.

Ajo thotë se ka marrë nismë për krijimin e një fondacioni në ndihmë të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje, në mënyrë që t’u vihet në ndihmë familjeve që kanë probleme të tilla.

dd dd1 dd2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu