Vogëlushi u lutet “Jooo, mos ma merrni babin”, policia shqiptare as që merrej me fjalët e tij (VIDEO)

Prej disa orësh, dhjetëra banorë të zonës së Shkozës janë ulur këmbëkryq mbi urën që mban të njëjtin emër e protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre në kuadër të projektit të nisur nga ARRSH e Ministria e Transporteve.

Ndërsa banorët duken të vendosur të mos lëvizin që aty pa marrë më parë sigurinë që do të dëmshpërblehen, protesta ka pasur herë pas here edhe përplasje mes tyre e forcave të policisë.
shkoze 4

Në një video të siguruar nga BalkanWeb shfaqet momenti rrëqethës kur një djali të vogël jo më shumë me gjashtë vjeç, i shoqërojnë prindërit për në komisariat.

Një tufë policësh, burra e gra, janë aq të angazhuar për të futur me forcë në furgon e policisë nënën e babanë e tij, sa nuk e dëgjojnë fjalët e tij, “Jooo, mos ma merrni babin”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu