Vogëlushja siriane kthehet me këmbët protezë në vendin e saj

Vogëlushja 8 vjeçare siriane Maya Meri, e cila ishte sjellë në Turqi për trajtim derisa përpiqej ta kalojë jetën në një kamp në Idlib të Sirisë me një mjet të improvizuar të bërë nga babai i saj nga tubi dhe një kanaçe konserve, është kthyer në vendin e saj me këmbët protezë të vendosura në Turqi, shkruan Anadolu Agency (AA).

Përpjekja për mbijetesë e sirianes 8 vjeçare Maya, e cila jetonte në kampin Ser Ceble në Idlib që kishte ikur nga sulmet e regjimit të Bashar al Asadit, ishte vërejtur nga gazetarët e AA-së në rajon. Për shkak të një problemi gjatë lindjes, këmbët e saj janë prerë nën gjunj. Jeta e Maya-s, e cila përpiqej të ecte me një mjet të bërë me kanaçe të konservës nga babai i saj, i cili poashtu është me aftësi të kufizuara, ndryshoi pas lajmit të AA-së.

Pas këtij lajmi ka vepruar kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kerem Kınık, i cili mundësoi sjelljen e Maya Merit dhe babait të saj në Turqi. Eksperti për protezë, Mehmet Zeki Çulcu, vullnetar i Gjysmëhënës së Kuqe turke, i bëri protezat e Maya-s, e cila pas trajtimit 3 mujor së bashku me babain e saj, në koordinim të Gjysmëhënës së Kuqe turke u kthyen në vendin e tyre.

Maya dhe babai i saj të cilët kaluan në Siri në kalimin kufitar Cilvegozu në qarkun Reyhanli të qytetit Hatay në Turqi, përjetuan një gëzim të madh.

Koordinatori për terrenin në Siri të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kadir Akgündüz në deklaratën për AA tha se në ekzaminimet e bëra në rajon janë informuar për gjendjen e Mayas dhe se pas kësaj kanë filluar punimet që t’i ndihmojnë asaj.

“Për 3 muaj vazhdoi trajtimi për protezë. Si rezultat i kësaj, Maya tani filloi të ecë me protezat e saj. Me siguri që ishte një periudhë e vështirë, por ne si Gjysmëhënë e Kuqe ofruam çdo lloj të mbështetjes. Tani Maya po kthehet përsëri në shtëpinë e saj dhe mund të shkojë në shkollë duke ecur”, tha Akgündüz.

Ai tha se do të vazhdojnë të ndjekin trajtimin e Mayas. Akgündüz thotë se me rritjen e saj, Mayas do t’i nevojiten edhe protezat e reja dhe se Gjysmëhëna e Kuqe do të kujdeset për të gjatë këtij procesi.

Akgündüz bën të ditur se edhe babai i Mayas tanimë ka proteza, por për shkak të sëmundjes së diabetit po vazhdon procesi për fillimin e përdorimit të tyre. Ai shtoi se janë në ndjekje të edhe këtij procesi.

“Do të kemi mundësi ta dërgojmë Maya-n në shkollë duke ecur”

Edhe babai i Maya-s, Muhammed Ali Meri tha se edhe ai kujdeset nga afër me trajtimin e vajzës dhe vetes, duke shtuar se tanimë kanë këmbë proteza. “Trajtimi ka përfunduar dhe falënderimi i qoftë Zotit që tani po kthehemi në shtëpi. Tanimë do të kemi mundësi ta dërgojmë Maya-n në shkollë duke ecur. Nëna e saj po na pret me padurim, tani do t’u bashkohemi atyre”, tha ai.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu