Von der Leyen: Serbia të vendosë se në anën e kujt është

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Serbia duhet të vendosë se në anën se kujt dëshiron të jetë. Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian do që Serbia të jetë në anën e saj, por që për këtë duhet argument I qartë se ajo ndanë vlera të njëjta me ta, si sundimi i rendit dhe ligjit.

Por po ashtu ajo thekson se duhet të qartësohet edhe sa i përket kundërshtimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Më tej ajo ka theksuar vendet e Ballkanit Perëndimor, pothuajse të gjitha, janë rreshtuar me BE-në për luftën në Ukrainë.

“Shpresoj se do të gjendet një zgjidhje përmes së cilës përfundimisht do të mund të përmbushet premtimi për nisjen e negociatave”.

“Është në dorën e vendeve kandidate se sa shpejtë do të lëvizin në këtë proces”, është shprehur ajo, derisa ka folur për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu