Votimi në Parlamentin grek mbi emrin e ri të Maqedonisë, që pritej të zhvillohej sot në mbrëmje, u shty për nesër në orën 14:30, sipas zyrës së kryetari të Parlamentit.
Sipas informacioneve të para, kjo shtyrje vjen për shkak të numrit të konsiderueshëm të deputetëve që kërkojnë të marrin fjalën para zhvillimit të këtij votimi.
Gazeta ‘Kathemerini’ shkruan se pavarësisht kundërshtimeve të forta politike e shoqërore, marrëveshja do të kalojë me të paktën 152 vota.
Qeveria e kryeministrit Alexis Tsipras ka nevojë për mbështetje të gjerë, deri gjashtë ligjvënës të opozitës, për ta ratifikuar marrëveshjen. Kundërshtarët argumentojnë se pakti, nuk u jep fund pretendimeve territoriale për rajonin e Veriut.
Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë së Veriu”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.










