Armend Arsllani është zgjedhur sot në postin e zëvendësministrit të shëndetësisë. 62 deputetë votuan pro zgjedhjes së tij, ndërsa 17 ishin kundër, përcjell INA.
Armend Arsllani vjen nga radhët e BDI-së, pas dorëheqjes së zëvendësministrit të deritanishëm Asim Musa pas rastit me “Fiks Fare”, ku ai u piketua se kishte marrë ryshfet për trajtimin e një pacienti nga Shqipëria. Arsllani është specializant i urologjisë në Fakultetin e mjekësisë në Shkup, ndërsa më parë ka punuar si nefrolog në spitalin e Strugës.
Foto:











