Vrapi i mëngjesit, këshilla praktike për të humbur kalori

Të gjithë kemi filluar të mendojmë sesi të humbasim kilogramët që kemi marrë gjatë dimrit. Përgjigja është duke vrapuar. Ndonjëherë të stërvitesh në palestër kur rrugët vijnë aromë lulesh bëhet e mërzitshme. Prandaj është e këshillueshme që pjesën e kardios ta bënit në natyrë.

Gjeni një motiv që ju zgjon në mëngjes

Kjo është kryesorja. Imagjinoni gjumin e mëngjesit që mezi zgjohemi për në punë dhe jo për vrap që nuk e mendojmë dot. Këtu në këtë vorbull mendimesh duhet të ngriheni nga shtrati duke kujtuar arsyen pse po e bën. Nëse ju nuk keni asnjë arsye, po ua jap unë disa. Të vraposh do ju shërbejee më shumë se të qëndroni shtrirë. Vrapi është terapi fizike por dhe mendore për ne. Përmirëson sistemin e frymëmarrjes, ndihmon zemrën të kryejë më mirë proceset kardiovaskulare, do keni gjithmonë një fizik të bukur, ju ndihmon të humbisni peshë, largon toksinat nga trupi nëpërmjet djersës. Besoj kaq arsye mjaftojnë që të zgjoheni në mëngjes apo të mos i kaloni mbrëmjet në kafe.

Sa duhet të vraponi

Sugjerohet të vrapohet 4-5 herë në javë duke përshkruar një trajektore të gjatë, por me ritëm gradual shpejtësie. Që trupi të fillojë të djegë dhjamin duhet të paktën të vrapojmë 40 minuta. Që të dobësohemi nga vrapi duhet që trupi të hyjë në “zonën e lipolizës” ku trupi përdor dhjamin si energji. Caktoni objektiva dhe çdo ditë shtoni 5 minuta në kohë për 3 javët e para. Më pas mundohuni të shtoni distancancën.

Vrapi i mëngjesit, esëll apo të ushqyer?

Asnjëra nga mënyrat nuk është gabim, por duhet të dimë se vrapi në mëngjes esëll djeg yndyrat. Edhe nëse qëllimi jonë është të dobësohemi, më optimalja do të ishte të vraponim esëll në mëngjes. Largoni nga dieta ushqimore 400 kalori në ditë që të mund të përshpejtoni rezultatet. Vetëm nga një kombinim perfekt i ushqimit dhe vrapit mund të arrini objektivat tuaja. Hani perime, konsumoni proteina, por mos lini pa konsumuar edhe karbohidrate.

Kur vijnë rezultatet

Ne duam rezultate të menjëhershme edhe kjo është një nga arsyet që na bën të heqim dorë shumë shpejt. Rezultatet fillojnë të kuptohen vetëm pas 4 -5 javëve. Ky është afat i përgjithshëm por normalisht çdo trup reagon ndryshe. Kjo varet nga shumë faktorë si: pesha, mosha, gjatësia, gjinia edhe qëllimi. Organizmi i gjithsecilit ndryshon, kështu ndryshon edhe mënyra sesi çdo fizik përshtatet me ndryshimet.

Vrap apo ecje

Dilema është kush harxhon më shumë kalori, vrapi apo ecja. Duke vrapuar ne harxhojmë më shumë kalori sesa thjesht duke ecur. Por normalisht çdo gjë fillon nga ecja. Filloni duke ecur, pastaj kaloni në vrapim të lehtë. Shëtitjen tuaj mund ta alternoni me itinerare ecje vrapim i lehtë, vrap në malore. Edhe me shpejtësinë mund të veproni njëlloj, mos e sforconi veten.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu