Vrasja e Pjerin Xhuvanit: Rrezikon vdekjen dhëndri i tij, autori me kërkesë të veçantë për policinë

Ngjarja e rëndë e Elbasanit mund të mbyllet me dy viktima, raporton “GazetaShqip”. Kjo pasi përveç ish-kreut të LSI-së, Pjerin Xhuvani i cili humbi jetën në vendngjarje, i plagosur rëndë ka mbetur edhe dhëndri i Xhuvanit, Eltjon Bodinaku. Bodinaku ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe ende nuk dihet nëse do të mbijetojë. Sakaq të plagosur kanë mbetur dhe Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani dhe efektivja e forcave “Shqiponja” Xhensila Sota e cila ndërhyri për të parandaluar krimin.

Si autor i ngjarjes është identifikuar një nga shoqëruesit më të afërt të kandidatit të PD, Gazmend Bardhi, Arbër Papleka. Burime bëjnë të ditur se Papleka nuk ka pranuar të shkojë në policinë e Elbasanit, por në atë të Tiranës. Aty ai u shpreh se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi ishin të tjerët që e qëlluan të parët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu