Vrasje në Bogovinë, policia e kapi të dyshuarin 15 minuta pas kryerjes së krimit

Një 47-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Bogovinë. Vrasjes i ka paraprirë një debat mes viktimës dhe vrasësit. Më pas i dyshuari është nisur me veturë nga Bogovina për në Tetovë, ku edhe është arrestuar.

Ai u ndalua nga një patrullë policie dhe shoferi ka qenë i shqetësuar. Më pas policët që ndaluan BMË-në morën njoftim për vrasjen dhe për veturën e të dyshuarit. Në makinë, në hapësirën e sediljeve të pasme, është gjetur edhe pushka me të cilën është kryer vrasja.

Në vendin ku ndodhi krimi po bëhen hetime. Vendi është i rrethuar me shirita policor. Forcat policore të armatosur me automatikë dhe të pajisur me jelekë antiplumb sigurojnë vendin në të cilin nuk mund të afrohet askush.

Ministria e Brendshme ka dhënë njoftimin fillestar për vrasjen:

MPB

“Sot (02.06.2024) në orën 10.30 në rrugë ‘Cvetan Dimov’ pjestarë të policisë bga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(50) nga Bogovina e Tetovës, i cili kishte qenë me veturë ‘BMË’ me targat e regjistrimit të Tetovës. Ai dyshohet se rreth orës 10.15 në një objekt hotelierik në fshatin Bogovinë me armë zjarri ka vrarë personin A.J.(47) nga i njëjti fshat, me të cilin që më parë kishin mosmarrëveshje”.

Prokurori publik ka kryer hetime në vendngjarje në Bogovinë, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Nga prokuroria informojnë se autori është identifikuar dhe privuar nga liria, si dhe i është gjetur edhe arma me të cilën ka kryer krimin.

Prokuroria sqaroi se ngjarja ka ndodhur në një objekt hotelerie ku në atë moment ndodheshin edhe persona të tjerë. “I dyshuari dhe viktima kanë pasur një debat verbal, pas së cilës autori ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka filluar të qëllojë”, informuan n ga prokuroria. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit të të ndjerit, si dhe urdhër për marrjen dhe ekzaminimin e gjurmëve nga vendi i ngjarjes. Intervistat do të zhvillohen me dëshmitarë të ngjarjes dhe me persona të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu