Vucic: Do të mbrojmë serbët në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, edhe gjatë një vizite që do të duhej të kalonte pa zhurmë, si kjo në qytetin Pancevo ku vizitoi fabrikën e kompanisë gjermane Brose, nuk u durua pa kërcënime dhe ofendime për kosovarët, kryeministrin Kurti dhe e lëshoi një sfidë për ata që “po e mësojnë atë”.

“Ne do të mbrojmë popullin tonë. Si? Shpresoj që kurrë nuk do të ketë nevojë ta shihni” tha Vucic kur ju përgjigj pyetjes së gazetares serbe në Pancevo pas vizitës në fabrikën e kompanisë Brose në atë qytet.

“Të gjitha ato që mendojnë se mund t’i bëjnë kundër serbëve, le t’i provojnë. E le ta shohin se cili do të jetë reaksioni i Serbisë. Të gjithë serbët më kuptua se çfarë kamë thënë…na kanë përzënë, si shtet, në kënd si miun dhe tani nuk na mbetet tjetër përveç të dorëzohemi apo të luftojmë. Dorëzimi nuk është opsion, e disa të tjerëve ju takon ta mendojnë se a do të arsyetojnë egërsimin e shqiptarëve në veri apo ajo. Sa më përket mua, sado që do të jetë një situatë e keqe ne na takon ta mbrojmë popullin tonë” tha ai.

Presidenti serb nuk u pajtua – siç pritej – me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se bëhet fjalë për aksion kundër veprave kriminale, dhe i quajti “rrena të dobëta”.

Nuk është hera e parë, këtë e shpiku një mendje tjetër, s’ishte Kurti. Por ata le ta bëjnë punën e tyre e ne do ta bëjmë tonën”.

Ai diskutoi atu edhe nëse situata mund të përmirësohej në seancën e Këshillit të Sigurisë së OKB’së, Vucic tha “se është pesimist pasi që shqiptarët do të kenë mbështetjen çfarë do që të bëjnë”. Tani shtoi se nuk ka mbështetjen e pak shteteve, përveç Rusisë dhe Kinës dhe ndoshta disa shteteve më të vogla “por që nuk do të ndryshojnë gjërat në terren” u ankua Vucic siç qahet shpesh se po i bëhet shumë e padrejtë.

Edhe dje presidenti serb në show të organizuar në Rashkë me qytetarët i kishte hyrë teorive të komplotit duke akuzuar së paku një shtet të huaj, jo anëtar i BE’së, u kujdes ta cekte Vucic që e ka nxitur qeverinë e Kosovës të ndërhyjë në veri të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu