Vuçiç: Futemi në dialog sapo të hiqet taksa

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për media sot pas takimit me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të PE’së, David McAllister.

Vuçiq ka thënë se dialogu me Kosovën nuk do të vazhdojë pa u hequr taksa. Vlen të përmendet se dialogu mes dy shteteve ka kohë që ka ngecur.

McAllister ka vlerësuar progresin në funskionimin e legjislaturës në Serbi por theksoi se duhet bërë punë në reformat e ligjit zgjedhor.

Bashkimi Europian ka kushtëzuar Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje gjithpërfshirëse nëse dëshirojnë të ndjekin rrugën e integrimit./Gazeta Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu