Vucic ishte kritikuar për keqpërdorim të pa ndemisë me ‘diplomaci vak sinash’ që i dhuronte e proklamonte si ndihma bujare por shiheshin si favore të një këmbimi në të ardhmen. Taktikë kjo e shfrytëzuar nga Kina që u kritikua gjerësisht, dhe nga e cila Vucic mori sasi të konsiderueshme të materialit mjekësor gjatë pa ndemisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, nuk po e merr as mundin të fshehë se ka agjendë prapa veprimtarisë së diplomacisë serbe, madje u krenua se po bën më të mirën që mundet për vendin e tij , pas kritikave që u thanë për samitin e nismës së shteteve të painkuadruara në Beograd, dhe një ditë më vonë panairin ndërkombëtar të armatimit po ashtu.
Vucic i reagoi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, për kritikat për minimin e pavarësisë së Kosovës me organizimet si ai i fundit në Beograd, dhe këto shtete nuk duhet t’i besojnë propagandës së Serbisë.
“Ata mendojnë se është politikë ajo se çdo ditë duhet të sulmojnë Serbinë. Më kujtojnë dikë. Ata mendojnë se kanë kryer punë në politikë me deklarata të forta, e paskan zgjedhur problemin. I falënderoj nëse mendojnë ashtu…Ne askënd nuk e mashtrojmë po lajthisim. Nëse dikush bën kështu, janë ata. Samitin nuk e shfrytëzuam për fushatë brutale, por për promovim të Serbisë dhe Beogradit”.
Ai adresoi samitin dhe kritikat në llogari të nismës së të Painkuadruarve që u mbajt në Beograd, as se mori në dorë vetëm u krenua se këtë përvjetor numri i pjesëmarrësve, në kohë të pandemisë, ishte për një të katërtën më shumë se në 2011’n, kur u shënua 50 vjetori nga pushteti i kaluar serb, sot opozitën serbe që e talli si zakonisht për të paaftësi, duke e shtuar pyetjen se sa shtete asokohe me 2011’n tërhoqën njohjet e Kosovës.
“Kjo është përgjigja ime ndaj atyre që mendojnë se është me rëndësi të na mbajnë e qortojnë me predikime filozofike”.
Duke u përgjigjur më tej në pyetjet se është rastësi se panairi i armatimit u organizuar pikërisht në kohën e samitit të të Painkuadruarve, Vucic tha se mendon se po por do të gëzohej nëse nuk do të ishte, me arrogancën e zakonshme kur i drejtohet mediave dhe publikut që e konsideron jo miqësore dhe me dëshirë luan burrështetasin e modest, që nuk kërkon lëvdata.
“Është shumë me rëndësi të promovojmë atë që prodhojmë. Mendoj se panairi është pikërisht tani një rastësi, por do të doja që të ishte e qëllimtë, pasi kjo do të ishte shenjë për qasje të mençur…po shpresojmë për ujdi të mira dhe vazhdim të bashkëpunimit. Gjithmonë shohim se çka mund të blejmë e shesim, e nga çdo kënd që e shihni rreth 20 mijë njerëz janë të lidhur me industrinë ushtarake” tha ai.









