Vuçiç kërkon kujdes të veçantë për serbët e Maqedonisë

Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fjalimin e tij të parë pas ardhjes në funksion njoftoi se dëshiron të ndërtojë marrëdhënie më të mira me Maqedoninë dhe se çdo herë do të kujdeset për serbët që jetojnë në Maqedoni.

“Po, ne duam t’i përmirësojmë marrëdhëniet me Kroacinë, do të vazhdojmë ta thellojmë bashkëpunimin me Bosnjën, me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, si dhe me Hungarinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Si president i Serbisë, çdo herë do të jem me popullin tonë që jeton në rajon, në Malin e Zi, Kroaci, Maqedoni, Slloveni dhe Rumani. Do të ndihmojë në ruajtjen e tempujve dhe manastireve të Kishës Serbe në këto vende, pasi vetëm aty ku është e fortë Kisha Serbe, populli jonë ka rritur t’i ruaj shtëpitë e tyre”, tha mes tjerash Vuçiç.

Në fjalimin e tij, presidenti i ri serb foli edhe për marrëdhëniet me Kosovën, duke shtuar se Serbia do ta ruaj integritetin e saj, por se do të pranojë bisedime me shqiptarët e Kosovës, pasi kjo sipas tij, ruan serbet dhe kontribuon në ruajtjen e paqes. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu