Vucic: Kurti i arrestoi serbët në Shtërpce për shkak të Open Ballkanit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, u ankua për arrestimet e mëngjesit të të martës që kreu policia e Kosovës në Shtërpce. Mes të arrestuarve ishte edhe i shumë përfoluri Branislav Nikolic, i Listës Srpska dhe ish anëtar i BIA’s agjencisë së inteligjencës të Serbisë.

Vucic nga Tirana ka shprehur mëdyshjet e tij për aksionin e kryer nga policia e Kosovës në Shtërpcë ku janë arrestuar 10 persona. Fajin ja la drejtpërdrejtë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Në fillim thoshin se ishte e pamohueshme se në veri të Kosovës e Metohisë jetojnë kriminelët dhe bënë fushatë, bashkë me një pjesë të mediave të Beogradit, me vite të tëra madje, jo muaj, se janë kriminelë ata në veri e silleshin sikur çdo gjë që bëjnë është e lejuar, pasi nuk e bëjnë kundër serbëve por kundër kriminelëve.

Të gjithë kriminelë…shkuan në Shtërpce, arrestuan 10 njerëz e të gjithë kriminelë…Nuk e di si rrugës nuk gjetën, në Lipjan, Ferizaj a diku tjetër, edhe ndonjë kriminel tjetër, jo vetëm në mes të serbëve” tha Vucic.

Sipas Vucic, kryeministri i Kosovës Kurti e bëri këtë edhe për shkak të samitit të Ballkanit të Hapur që po mbahet në Tiranë. Ai njoftoi se do t’iu sigurojë të akuzuarve mbrojtjen e duhur ligjore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu