Vuçiç: Më ka ardhur pak në majë të hundës që duhet të kërkojmë ndjesë për Open Balkan

Në takimin që po mbahet për samitin e Open Balkan në Tiranë, Aleksandër Vuçiç, teksa renditi të gjitha përfitimet që do të kenë qytetarët e bizneset e të treja vendeve nga marrëveshjet që do të nënshkruhen, tha se i kishte ardhur në majë të hundës që duhet t’u kërkonin falje për këtë iniciative vendeve të rajonit që nuk duan të bëhen pjesë e saj.

“Ky është një proces gjithëpërfshirës, për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj iniciative dhe ne e kemi bërë këtë të qartë me mijëra herë. Dhe t’ju them të drejtën më ka ardhur pak në majë të hundës që na duhet që të japim justifikime, për hiçgjë, Pse duhet ta bëjmë këtë gjë? A thua se ne kemi bërë ndonjë gjë të gabuar dhe duhet tu kërkojmë ndjesë atyre që nuk janë pjesë e kësaj iniciative. Por në fund të fundit, e kanë në dorë ata nëse duhen të bëhen pjesë e iniciativës. Në rast se po janë mëse të mirëpritur. Por ne nuk kemi më arsye përse të kërkojmë ndjesë. T’u kërkojmë ndjesë atyre që nuk duhen të bëhen pjesë të paktën deri më sot”.

Vuçiç tha se për këto vende që nuk janë pjesë e shihte të vështirë sesi mund t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre përse nuk i bashkohen Ballkanit të Hapur. Sipas Vuçiç, këto vende do t’i bashkohen kësaj nisme kur të shohin avantazhet e saj.

“Por duhet të jetë shumë e vështirë ama, për shumë qeveri në rajon që të arrijnë t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre se përse nuk janë pjesë e këtyre iniciativave dhe ky është edhe avantazhi që unë shoh, shumë i qartë i kësaj iniciative. Besoj atëherë kur kjo gjë të jetë mëse e qartë, atëherë ata do të bëhen pjesë dhe do të krijojnë avantazhe të vërteta, shanse të vërteta, mundësi të vërteta”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu