Vuçiç nervozohet kur i përmendet politikani austriak që i kërkoi njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic dje nga Parisi i është kundërpërgjigjur eurodeputetit austriak, Lukas Mandl i cili e ka kritikuar për tensionet në veri dhe për kërcënimet që Serbia po ia bën Kosovës.

Vuçiq është shprehur i nervozuar pas pyetjes që ka marrë rreth Mandl dhe kërkesës së politikanit austriak që Serbia ta njohë Kosovën.

“Ka njerëz edhe në parlamentin tonë që e konsiderojnë Kosovën si shtet të pavarur. Nuk është vetëm Shaip Kamberi. Kujt i intereson se çfarë mendon një deputet i parlamentit”, ka thënë Vuçiq.

Ai tutje ka shtuar se është e rëndësishme se çfarë thotë një Qeveri, kryeministri apo ministrat.

“S’jam vërtet i interesuar për atë se çfarë thotë një deputet i parlamentit. Kush është ai s’ka rëndësi”, ka thënë Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu