Vuçiç ofendon rëndë: Shqiponjat që bënë liderët kosovarë dhe shqiptarë ngjajnë si pula

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, komentoi mbledhjen e dy qeverive, atë të Shipërise dhe Kosovës, duke mos lënë anash as fotografinë e përbashkët ku liderët bënë shqiponjën me duar.

“Duken më shumë si pula se sa si shqiponja” ka deklaruar Vuçiq gjatë një interviste në RTS, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq tha se aktualisht po përballen dëshirën e shqiptarëve për ta mbyllur plotësisht shtetësinë e tyre, si dhe theksoi se mbështetja e Evropës nuk ka qenë asnjëherë më e ulët karshi Serbisë.

“Unë them se ky është rreziku më i madh, pavarësisht nga keqardhja, kërcënimet dhe presioni, ne duhet të luftojmë për të qëndruar në rrugën evropiane”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu