Vuçiç pritet të vijë në Kosovë ti ndihmojë serbët për zgjedhjet e tetorit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic mund të vijë në shtator që t’i vizitojë serbët e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Sipas informatave të cilat i posedon redaksia e Metros, ai do të vizitojë Banjsken, Mitrovicën e Veritu dhe Qendrën e Kosovës, komunën e banuar me serbë, Gracanicën.

Kjo vizitë po planifikohet që Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic t’i vizitojë serbët e Kosovës, pasi që Lista Serbë është në panik se do t’i humb zgjedhjet në Kosovë.

Serbët që jetojnë në Kosovë janë të zhgënjyer shumë ndaj Listës Serbe për politikat të cilat i kanë ndjekur. Ata asgjë nuk kanë punuar dhe ndihmuar popullin serbë, përpos që janë pasuruar edhe më tej.

Popullin serbë tani kanë filluar ta frikësojnë në forma të ndryshme nga shërbimet sekrete serbe./gazetametro.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu