Vucic tregon se si iu përgjigj Scholz-it, i cili kërkoj nga Serbia që ta njoh Kosovën

Pak para fillimit të Samitit të BE-së në Bruksel ka folur për mediat edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, i pyetur për të komentuar faktin se kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vucic u përgjigj shkurt, ‘i thashë që mos të presin hiç për këtë’.

I pyetur nga mediat e rajonit nëse pret kritika nga vendet anëtare të BE-së për sjelljen që ka treguar ndaj Rusisë, duke mos pranuar të vendosë sanksionet.

Ai është shprehur se e gati një përgjigje sa i përket sansksioneve.

“E pres apo jo, do të marrë një përgjigje”, tha Vucic, i pyetur nga një gazetar nga Kroacia se si e sheh faktin që kryeministri dhe presidenti i Kroacisë deklaruan më herët se Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige.

Serbia është ulur në karrigen e saj dhe nuk është kryeministri juaj dhe presidenti juaj ata që do ta udhëheqin politikën e Serbisë, por qytetarët e Serbisë përmes lidershipit të tyre. Por unë i përgëzoj për faktin se do të dëshironin shumë të udhëhiqnin politikën e Serbisë. Kjo tregon rëndësinë e Serbisë dhe i uroj gjithë të mirat”, tha Vucic.

I pyetur për të komentuar faktin se kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçicc u përgjigj shkurt: “Edhe unë i thashë që mos të presin hiç për këtë”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu