Vuçiç: Vetëm hiqeni taksën dhe do vazhdojmë çfarëdo negociata që doni

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq , në forumin ndërkombëtar GLOBEC që po mbahet në Bratislavë ka thënë se është i gatshëm për çfarëdolloj negociate, vetëm fillimisht të hiqet taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiq thotë se është i interesuar ‘për ato milionat që i takojnë popullit serb’.

Jam i interesuar për ato miliona që u takojnë popullit serb, prandaj jam i etur për ta fituar atë shumë që populli ynë i meriton, kaq. Vetëm hiqni dorë nga tarifat dhe ne do të vazhdojmë me çfarëdolloj negociate që dëshironi”, tha Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu