Vucic zbut pritjet e serbëve për Kosovën: S’mund t’iu themi ikni nga këtu se është vetëm e jona

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, njëherë tha se Kosova është qendra e gjithçka serbe në mbrëmje tha se në këto ditë duhet të shohim realitetin dhe ta shohim se nuk jemi në pozitë ideale sa i përket çështjes së Kosovës.

Para publikut ultranacionalist serb sot paradite shpërndau medalje e me fjalor biblik Kosova është kulla nga ku vrojtohet e gjithë historia serbe e nga aty po vëzhgojnë shenjtorët serbë. Madje tha se kanë dalë fitimtarë nga beteja për Kosovën.

Në intervistën për Euronews në mbrëmje të martën kur u pyet për dialogun për Kosovën zbuti retorikën dhe përshtati për publikun siç e këshillojnë njerëzit që i ka për media.

“Na duhet një mënyrë racionale, pragmatike për zgjidhje të këtij problemi. Duhet kohë për krijimin e besimit mes dy palëve” tha presidenti serb. Madje shtoi edhe më tej duke u paraqitur si një politikan racional.

Mit është që gjithçka është e lehtë dhe e thjeshtë dhe gjithë çka duhet është t’i themi botës: ‘Ikni nga këtu, kjo është vetëm e jona”. Vazhdoi më tej me retorikën e zbutur e tha se “Duhet që në mes të gjendej ndonjë zgjidhje. E pa ndonjë zgjidhje të kompromisit do të thoshte që dikush do të mund të shkrinte konfliktin mes shqiptarëve dhe serbëve, që do të mund të sillte një katastrofe e konflikte që si duhen kujt.

Ai vazhdoi të sqaroj pyetjen e zakonshme që kurrë nuk dha përgjigje, çka e sheh ai si kompromis.

Edhe sikur ta dija se cila është zgjidhja e kompromisit, nuk do ta them, e deri tek ai arrihet me bisedimet e dy palëve. Serbia është e gatshme të bisedoj me kompromis, e në fund populli vendos”

Ka ditë rresht që Vucic tallë dhe sfidon opozitën, madje si një mangup i lagjeve të Beogradit edhe rrahje i ftoi s’përtoi fare të dalë në duel që solli një incident në korridorin e presidencës ku ‘gati’ u rrah me Vuk Jeremicin e nja tre të tjerë politikanë serb. Të të katërtit e shfrytëzuan fort këtë ‘gati dajakun’.

“Nuk di nëse do të kandidoj për president. Nuk mund ta them tash, së pari ta shohim kush do të jetë kundër kandidati, pasi nëse dalin kundërkandidatë më të fortë, atëherë do të kandidojmë dikë tjetër” tha Vucic duke dalë nga skenari e duke luajtur të fortin përsëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu