Vuçiq: Do të kërkojmë mbrojtjen e serbëve edhe në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se në mesin e këtij muaji do të ketë një takim tjetër në kuadër të dialogut mes Prishtinës e Beogradit në Bruksel dhe se me këtë rast mbrojtja e popullit serb në Kosovë do të theksohet si një kërkesë.

Vuçiq kur është pyetur se si mund të ndihmohen serbët në Kosovë, ka theksuar se do të luftojë dhe do të kujdeset për njerëzit atje aq sa të munden përmes bashkësisë ndërkombëtare.

Vuçiq më tutje ka thënë se është e ditur se gjithçka çfarë bën Prishtina është në kundërshtim me rezolutën 1244 andaj kjo është arsyeja se përse Serbia e kundërshton.

Do t’u tregojmë partnerëve tanë në Turqi për gjithçka që ata u dhanë. Por ne duam që njerëzit ta dijnë këtë”, ka thënë Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu