Vuçiq i drejtohet shqiptarëve: Ju lutem për qetësi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një konferencë për media ka deklaruar se situata në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë më e ndërlikuar se që është sot.

Ai i ka bërë këto deklarata pasi që është takuar më përfaqësuesit e serbëve në Kosovë dje, shkruan Tanjugu serb, transmeton lajmi.net.

“Unë e di që pas shumë vitesh, dhe kjo ka ndodhur për dekada, shumë njerëz nuk duan as të dëgjojnë për problemet reale me të cilat po përballet vendi ynë dhe populli ynë. Kjo. Nuk kemi qenë kurrë në një situatë më të ndërlikuar sesa sot”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka thënë se askush nuk ka reaguar për mos formimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe.

“Asociacioni i komunave serbe nuk është formuar që 3390 ditë, askush nuk ka reaguar”, ka thënë ai.

Tutje, ai i ka bërë thirrje shqiptarëve për “qetësi”.

“Shqiptarë, ju lutem për qetësi”, ka thënë presidenti serb.

Ai i ka lutur edhe serbët e Kosovës që nëse protestojnë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës ta bëjnë me qetësi, në mënyrë që siç tha “të mos u japin mundësi shqiptarëve për të gjuajtur në drejtim të tyre”.

Kujtojmë se nesër hyn në fuqi aplikimi i masave të reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftime dhe pasaporta, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi edhe në komunat e banuara me shumicë serbe të cilat kanë shtuar pankartat që bëjnë thirrje për mos dëgjueshmëri ndaj institucioneve të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu