Vuçiq i kënaqur me reagimin e SHBA dhe NATO-s ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të mërkurën se është shumë i kënaqur me reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg lidhur me çështjen e formimit të ushtrisë së Kosovës.

Ai në një konferencë për media në Jagodinë theksoi se zyrtarët amerikanë e kanë bindur se janë kundër zhvillimeve të tilla.“Me amerikanët nuk është gjithmonë lehtë që të bisedohet, por e dini se në çfarë jeni. Ata menjëherë më kanë thënë, nuk kanë fshehur asgjë, se janë kundër zhvillimeve të tilla dhe Ushtrisë së Kosovës në mënyrë të tillë, e cila është jashtë kushtetuese dhe jashtë institucionale”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot ka shprehur shqetësimin e aleatëve të NATO-s rreth propozimit t֝ë fundit të autoriteteve të Kosovës për të transformuar FSK-në në ushtri pa ndryshimin e Kushtetutës.

Stoltenberg ka thënë se ua ka bërë të qartë se hapat e tillë të njëanshëm janë të padobishëm dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të mbeten në kontakt të ngushtë me Beogradin.

Edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar ndaj propozimit të autoriteteve të Kosovës për të transformuar FSK-në në ushtri pa ndryshimin e Kushtetutës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu