Vuçiq: Nuk do të nënshkruajmë marrëveshje për njohje reciproke me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se Serbia nuk do të bashkohet me Bashkimin Evropian (BE) për sanksionet kundër Rusisë.

Përveç kësaj, ai ka theksuar se nuk do të pranojë një kërkesë për njohje reciproke të Serbisë dhe Kosovës, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë për Serbinë, duke rekomanduar hapjen e kapitujve të rinj të negociatave me Serbinë pasi ajo të përafrojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shpreh keqardhjen që Beogradi nuk u përafrua me politikën e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

Për herë të parë, rezoluta përmend njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës dhe u bën thirrje të dyja palëve të arrijnë një marrëveshje për normalizimin “bazuar në njohjen reciproke”.

Dhe i pyetur se si Serbia do t’i përgjigjet këtyre kërkesave, Vuçiq tha: “Bukur, mirë dhe sjellshëm – nuk do ta bëjmë…”

“As nuk na shkon mendja, nuk do ta shqyrtojmë”, citohet të ketë thënë Vuçiq. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu