Vuçiq: ShBA e kanë mbështet që nga fillimi “Ballkanin e hapur”, më shqetëson forcimi i FSK-së

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka deklaruar sot se është mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat që nga fillimi e kanë mbështetur iniciativën “Ballkani i hapur”, mirëpo shqetësohem lidhur me forcimin e vazhdueshëm të FSK-së tha ai.

Ai këtë e tha në Novi Sad, në pyetjen e gazetarëve për të komentuar mbështetjen e Departamentit të Shtetit për iniciativën, sikurse që edhe nga Gjermania po dëgjon porosi të ngjashme, duke shtuar se ata që flasin se iniciativën e shohin si krijim të “Serbisë së Madhe” në të vërtetë nuk kuptojnë asgjë.

Kur dëgjoni argumentet se kjo është krijim i Serbisë së madhe, mund vetëm të ktheni kokën dhe të thoni : këta njerëz nuk kuptojnë asgjë. Amerikanët hyjnë në thelb të çështjes dhe unë jam mirënjohës për këtë”, tha Vuçiq.

Shqetësohem për forcimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Kreu i Serbisë, Vuçiq ka shtuar se ajo që e shqetëson aktualisht është vazhdimi i forcimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vuçiq në përgjigje të pyetjes së “Tanjug” nëse vërtetë stërvitjet e NATO-së në Kosovë janë vetëm rutinore, për ruajtjen e sigurisë apo kanë ndonjë konotacion dhe qëllim politik, Vuçiq tha se në Kosovë ka vetëm forca të NATO-së pas tërheqjes së trupave ruse në vitin 2000.

Ai nënvizoi se Serbia ka raporte korrekte me sekretarin e përgjithshëm të aleancës veri-atlantike jens Stoltenberg dhe shpreson se raportet e tilla të mbahen në të gjitha çështjet.

“Nuk kemi çka të bëjmë ne aty, NATO është atje dhe aty. Ne na shqetëson vetëm forcimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Vuçiq.


1 Koment

  1. Kur ty të shqetson FSK me 2500 ushtarë të armatosur me armë të leta atëherë si mos të shqetësohet Kosova kur Serbia posedon Arsenalin ushtarak më të madh në Ballkan + kërcënimet provokimet pretendimet neofashiste që po i bëhen Kosovës nga Serbia mosvall është legjimitive për Sërbinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu