Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq ka shtruar sot drekë punë për përfaqësuesit e bashkimit Evropian dhe për të i falënderuar në rrugën evropiane të Serbisë.
Por në këtë takim, siç raporton B92, ai nuk e ka lënë pa përmendur edhe taksën e vënë nga Kosova ndaj produkteve serbe, në vlerë 100 për qind.
Vuçiq mblodhi diplomatë dhe ambasadorë të shteteve anëtare të Evropës në Beograd.
Sipas deklaratave të tij dhënë para gazetarëve, takimi ka zgjatur më shumë se dy orë për të diskutuar rreth asaj “që Serbia duhet të bëjë në rrugën e saj evropiane”.
“Janë dy gjëra. Pas taksës anti qytetare të vënë nga Prishtina ndaj produkteve serbe, kam refuzuar të vazhdojë dialogun në Bruksel,” ka thënë ai duke shtuar tutje se “pavarësisht faktit se kjo nuk është politikisht korrekte, njashtu e padrejtë ndaj qytetarëve tanë , në shpreha gatishmërinë time për të vazhduar dialogun pasi të hiqet taksa. Ju e dini që jam optimist dhe e di që shumë energji duhet për të zgjidhur këtë problem”, ka thënë ai.
Çështja e dytë sipas tij, e diskutuar me përfaqësuesit e Bashkimit Evropianë, është fuqizimi i sundimit të ligjit në Serbi dhe lufta kundër korrupsionit.
Takimi me përfaqësuesit e BE-së mbahet në të njëjtën javë kur Serbinë pritet ta vizitojë presidenti rus Vladimir Putin. Por Vuciq ka mohuar që kjo të jetë e planifikuar kështu.










