Vuçiq tregon arsyen pse po armatoset Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arsyetuar vendimin e Beogradit zyrtar për t’u armatosur. Ai ka thënë se Serbia është një ‘arrë e fortë’, të cilën nuk është e lehtë të thyhet.

“Të jetojmë në frikë nga luftërat… blejmë armë për t’u mbrojtur. Nëse e shohin Serbinë si një arrë të fortë, do të thotë se nuk është e lehtë për ta thyer”, u shpreh kreu i shtetit serb.

Serbia së fundi ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e 18 sistemeve mistral me 50 raketa, të cilat do të jenë në gjendje t’iu shmangen laserëve dhe të godasin fluturaket gjatë fluturimeve të ulëta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu