Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se e do Malin e Zi me malazezë dhe me serbë. Vuçiqi kështu iu përgjigj vlerësimeve të presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili tha në një intervistë për “Jutarnji list” se Serbia e dëshiron Kosovën, por pa shqiptarë, siç do të donte Malin e Zi, por pa malazezë.
“Nuk është as e mundur të imagjinohet Kosova pa shqiptarë, as Mali i Zi pa malazezë… Por kjo është në ndërdije, sepse ai (Gjukanoviqi) e dëshiron Malin e Zi pa serbë. Dhe këtu them – unë e dua Malin e Zi me malazezët dhe serbët”, tha Vuçiqi, raporton B92.
Ai tha po ashtu se nuk ndërhyri në asgjë, megjithëse ishte i ftuar në Cetinje dhe Podgoricë, gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Mitropolitit Ioaniki. “Por sigurisht që fajtori në detyrë duhet të jetë Serbia“, tha më tej Vuçiqi.









