Vuçiqi: “Nëse Kadriu Veseli thotë se Rusia do e njoh Kosovën, atëherë kjo është e saktë”

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka thënë se e ka vërejtur se ‘të gjithë e dinë se çfarë ai ka biseduar me Putinin. “Nëse Kadri Veseli, kryetari i parlamentit të Kosovës, thotë se Rusia do ta njoh Kosovën, atëherë me siguri se kjo është e saktë, përcjell “Zëri.info”.

Por Putin mua nuk ma ka thënë këtë, por të kundërtën, por nëse Veseli e thotë këtë, atëherë ndoshta është ashtu”, ka thënë në mënyrë ironike Vuçiç.

Ai thotë se Putin dje e ka përsëritur të njëjtin qëndrim sikurse më herët kur bëhet fjalë për problemin e Kosovës, e ky është se do të pranoj zgjidhjen tek e cila vijnë Beogradi dhe Prishtina. Ne serbët nuk duam ta kuptojmë se për ne është e rëndësishme të kemi marrëveshje me shqiptarët.

Duhet të kemi atë bazën e paqes. Njerëzit nuk do ta kuptojnë këtë, dhe nëse nuk duan, kam frikë se mund të rrëshqasim në një katastrofë’, ka deklaruar Vuçiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu