Vuçiqi për takimin me Kurtin: Ai do të flasë gjëra të tmerrshme për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i pyetur për një takim të mundshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai ka thënë se e di epilogun e tij.

Vuçiq, duke folur për televizionin serb “RTS” ka shtuar se Kurti do të thotë gjëra të tmerrshme për Serbinë dhe se i ka dëgjuar ato 500 herë tashmë.

“Do të flasë gjëra të tmerrshme për Serbinë, i kam dëgjuar ato 500 herë. Do të thotë se Putini i vogël do të bëjë luftëra në Ballkan me urdhër të Putinit të madh, kjo është ajo retorika. Në do të flasë ashpër dhe kaq. Për mua është me rëndësi që këtu kam pasur takime të rëndësishme dhe se të gjithë shohin veten, se si do ta mbijetojnë krizën dhe me rëndësi i kam këto bisedime”, tha Vuçiq.

Vuçiq po merr pjesë në Forumin Botëror për Ekonomi në Davos. Ai thotë se çdo gjë po sillet rreth Ukrainës.

Vuçiq ka shtuar se Serbia ka treguar qartë qëndrimin e saj, porse për disa nuk po mjafton.

“Disa gëzohen kur gjërat vështirësohen për Serbinë. Disa thonë se nuk do të ketë bisedime me Putinin. Në rregull, ne jemi shtet i vogël, ndoshta edhe nuk do të ketë. Por, çfarë do të thonë nëse ndodh bisedim – do të thonë ai kopuku po flet me Putinin, duhet t’i vendosni sanksione atij”, tha Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu