Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka reaguar ndaj raportit të Departamentit të Shtetit, që e nxjerr keq Serbinë lidhur me situatën e respektimit të të drejtave të njeriut.
“Qeveria amerikane mund të kritikojë, por duhet ta dijë që kritika e saj vlen po aq sa gatishmëria e saj për të zbatuar atë që kërkon nga të tjerët në vetvete. Një vend në të cilin Senati po mbron veten me koston e jetës së protestuesve, nuk duhet t’i kërkojë policisë serbe që të mos mbrojë Kuvendin. Qeveria e një vendi ku konfliktet racore janë masive dhe rastet e urrejtjes janë të zakonshme nuk duhet të akuzojë Serbinë për urrejtje me kaq lehtësi.
Serbia është një vend i lirë dhe drejtohet nga një njeri i lirë. Ju jeni më të fuqishëm dhe më të mëdhenj, mund të na shpifni dhe shkatërroni, mund të përmbysni Vuçiqin dhe të sillni disa të dobët që do të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe Kinës, të njohin Kosovën, të largohen nga Republika Srpska, ju mund të na sillni pushtet me forcë, por nuk mund të detyroni ne ta zgjedhim atë. Ne nuk jemi forcë, por as hipokritë nuk jemi.” – tha Vulin.










