WikiLeaks publikon të tjera e-mail-e të ndihmësit të Clintonit

Rreth 1.100 të tjera e-mail-e nga llogaria e kreut te fushatës presidenciale të Hillary Clintonit, John Podesta janë publikuar këtë të enjte nga WikiLeaks.

Ky është publikimi i dytë pasi Departamenti i Shtetit publikoi 1.250 faqe nga e-mail-et e Clinton.

Dokumentet elektronike të Podesta-s janë quajtur “Department of Justice/FBI/Huma [Abedin] special” nga WikiLeaks.

Javën e shkuar, Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka bërë të ditur se do të rihapë hetimin mbi përdorimin e një serveri privat “e-mail”-i nga Hillary Clinton, gjatë kohës që ajo ka qenë në postin e Sekretares amerikane të Shtetit. /albeu

wiki


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu