Xhaçka: Ballkani i Hapur e kthen rajonin në hapësirë bashkëpunimi, s’e kemi harruar Kosovën

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme deklaroi në Kuvend se Ballkani i Hapur është një nismë e guximshme për ta kthyer rajonin në një hapësirë bashkëpunimi.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, Xhaçka shtoi se Shqipëria nuk e ka harruar Kosovën dhe nuk merr asnjë vendim pa llogaritur ndikimin që ka tek ajo, ndërsa mori shembullin e krijimit të Bashkimit Europian nga dy vende që sipas saj ishin armiq të përbetuar.

Ballkani i Hapur është një nismë e guximshme për ta kthyer rajonin në një hapësirë bashkëpunimi. Unë mendoj se këtu qëndron çelësi i transformimit të rajonit. Kush do ulej në atë tryezë. Kur u ngjiz BE u ul Franca dhe Gjermania, dy armiq të përbetuar historik.

Nuk e kemi harruar Kosovën. Në MEPJ nuk merret asnjë vendim pa diskutuar më parë impaktin që ka te Kosova. Kosova është interesi ynë kombëtar dhe askush nuk mund ta vërë këtë në diskutim”, deklaroi ministrja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu