Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi ka postuar një kërkesë e cila i adresohet institucioneve kryesore të BE-së.
“Ne, kryetarët e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor së bashku me kryetarin e Parlamentit Evropian dhe kryetarët e Parlamentit të Portugalisë dhe Sllovenisë, të cilët e paraqesin kryesimin e tanishëm dhe të ardhshëm me Këshillin e Bashkimit Evropian nënshkruam Deklaratë të përbashkët, ku ndër tjera theksuam:
I bëjmë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian t’i përmbush premtimet e veta dhe të marrë aktivitete vendimtare urgjente për përshpejtimin e procesit të zgjerimit; theksojmë se Perspektiva Evropiane dhe procesi i aderimit në BE-së i bazuar në merita të Ballkanit Perëndimor mbeten në interesin personal politik, mbikëqyrës dhe ekonomik të BE-së; përkujtojmë se zgjerimi mbetet më shumë se kurdo herë investim gjeostrategjik në një Evropë stabile, të fuqishme dhe të bashkuar.” – përfundojnë ata.









