Xhaferi emëron Monika Muça përmbaruesen e parë shqiptare

Rritet numri i përmbaruesve shqiptarë, ministri. Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi ka emëruar Monika Muça si përmbaruesen e parë shqiptare për territorin e Gjykatës Themelore Shkup 1 dhe Gjykatës themelore Shkupi 2 e cila njekohësisht është shqiptarja e parë ne RM. Ministri Xhaferi në këtë rast uroj përmbauresen e re zonjë.

Muça për detyrën e re që po merr, duke i dëshiruar fillimisht shëndet, suksese në punë si dhe efikasitet në të gjitha sfidat me të cilat do të përballet në këtë profesion, duke potencuar gjithashtu se profesioni i përmbaruesit është mjaftë me perspektivë për çdo jurist. Me emërimin e znj.Monika Muça rritet edhe numri i përmbaruesve shqiptarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu