Xhaferi kacafytet me Miloshoskin

Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi në debatin “Top Tema” në Telma ka thënë se nuk janë zgjidhje zgjedjet si që pretendon VMRO-DPMNE.

“Gjithçka që nevojitet tani është që Ivanov të vetëdijësohet dhe të kupptojë që gjitha punët t’i kthejë në Parlament…Kush është ai që të cenojë sovranitetin e vendit”, ka thënë Xhaferi, ku vijon një debat i ashpër kundrejt përfaqësuesit të VMRO-së Antonio Milloshoski.

“Nuk ka Parlament. Ai duhet të thotë, shkoni zgjidhni kryetarin e Parlamentit sepse ka shumicë tani. Mos flit në emër të BDI-së”, ka thënë Xhaferi, duke iu drejtuar Milloshovskit të VMRO-DPMNE-së.

Në debat i pranishëm është edhe përfaqësuesi i LSDM-së Oliver Spasovski, njëherësh ish ministër i brendshëm në qeverinë teknike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu