Xhensila fotografohet për herë të parë me Ajkën, në vendin më popullor të Tiranës (FOTO)

Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë në korrik të këtij viti duke sjellur në jetë vajzën, Ajka. Deri më sot nëna e re nuk ka publikuar asnjë foto të vogëlushes e madje as nuk është fotografuar ndonjëherë së bashku me të.

Bordo.al ka siguruar disa foto paparazzi ku shihet këngëtarja teksa shëtit në zonën e Liqenit artificial në Tiranë së bashku me të bijën 4 muajshe dhe një zonjë tjetër.

Ajka shihet e veshur me një veshje të bardhë e kapuç në kokë e madje në njërën nga fotot Xhensila shihet edhe duke ushqyer të voglën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu