Xhensila Myrtezaj surprizon me look-un e ri, ja si duket

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj vendosi që këtë herë të eksperimentojë me look-un e saj. Artistja u shfaq krejtësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në fotografitë e fundit që publikoi në llogarinë e saj në Instagram.

Myrtezaj shihet me flokë të shumë të shkurtër, me baluke dhe me make up profesional, i cili ndryshe nga herët e tjera, përfshinte edhe quka fallco.

Këngëtarja pozoi e veshur me sytjena të tejdukshme, me gurë, të cilat i tregonin gjoksin e tonifikuar dhe barkun e sheshtë. Ndërsa në pjesën e poshtme, artistja kishte veshur një palë pantallona të zeza të gjata deri mbi gju, të cilat kishin po ashtu një detaj me gurë: një lule.

“Durim…”, shkroi Xhensila krahas fotove, ku shfaqet ajo. Nuk dihet nëse kjo është një mënyrë që këngëtarja ka zgjedhur për të njoftuar fansat e saj se një këngë e re është rrugës.

Artistja kujdeset shumë për pamjen e jashtme, pasi jo vetëm që stërvitet rregullisht çdo ditë, por ushqehet edhe shëndetshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu