Xhenxhefili mund të ndihmojë uljen e stresit dhe në përmirësimin e gjendjes shpirtërore, madje edhe vetëm duke nuhatur avujt e çajit të kësaj bime mjekuese.
Çaji i xhenxhefilit është një preparat i shkëlqyeshëm për përmirësimin e tretjes, sepse e lehtëson absorbimin e ushqimit.
Por, ai mund të ndikojë edhe në aspekte të tjera, veçanërisht te stresi, që disi është i lidhur edhe me tretjen.
Nëse jeni nën stres, mund të reduktohet prodhimi i thartirës së lukthit e cila është vendimtare për tretjen.
Xhenxhefili përmban antioksiduesin e quajtur xhinxherol, i cili mënjanon substancat e dëmshme kimike të cilat i prodhon organizmi ynë kur jemi të brengosur ose në telashe.
Çaji nga xhenxhefili ndihmon edhe në rastin e stresit psikologjik. Kjo bimë përmban karakteristika analgjetike, kundër inflamacionit, kundër baktereve dhe efekte qetësuese