Xherdan Shaqiri ndërton shtëpi të re, më parë aty jetonin Ronaldo dhe Beckham

Afër fshatit “Hale”, një orë larg Liverpool-it futbollisti Xherdan Shaqiri po ndërton një shtëpi të re.

Shaqiri ka një kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2023. Dhe duket se ai dëshiron ta respektojë atë.

Ai aktualisht është duke ndërtuar një shtëpi, shkruan en24.news.

Konkretisht në mes të fshatit Alderley Edge, ku madje ka jetuar edhe Cristiano Ronaldo, David Beckham, Mario Balotelli dhe Rio Ferdinand.

Për të vëzhguar ndërtimin, ai ka marrë me qira një shtëpi afër vendit ku po ndërtohet, zbulon Shaqiri në numrin aktual të medias “Schweizer Illustrierte“.“Jam i interesuar për pasuritë e paluajtshme gjithsesi, edhe unë kam disa në Zvicër. Mund t’a imagjinoj të punoj në këtë drejtim pas karrierës time”, tha Shaqiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu