Xherdan Shaqirin e pret një stinor i vështirë, ja çfarë duhet të bëjë që të luaj më shumë

Xherdan Shaqiri e ka një edicion të madh para vetes te Liverpooli.Mesfushori nga Kosova i cili u transferua në Liverpool verën e kaluar, ka bërë rreth 30 paraqitje në edicionin e kaluar, shkruan “Football Fan Cast”.

I blerë për 13 milionë funte pas rënies së Stoke Cityt në Ligën e Dytë angleze, Shaqiri u paraqit në 24 ndeshje në Premierligë, ku ai shënoi gjashtë gola dhe dhuroi tre asistime.Ai gjithashtu ka bërë katër paraqitje në Evropë si dhe nga një në Kupën FA dhe Kupën Carabao.

Kontributi i tij më i madhi i Shaqirit ishte në fitoren 4:0 të Liverpoolit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve ku ai dhuroi një asistim për ta kualifikuar skuadrën e tij në finalen e Madridit.Shaqiri startoi nga minuta e parë në 11 ndeshje, derisa në katër ndeshje luajti 90 minuta pas konkurrencës së madhe nga treshja Mo Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane.Sipas “Understat”, Shaqiri edicionin e kaluar kishte statistika interesante sa herë që ishte në fushën e lojës.Ai bënte 2.23 goditje drejt portës në 90 minuta, 1.72 pasime kyçe, por më efiçient para portës del të jetë belgu Divock Origi.Kështu, “Football Fan Cast” shkruan se Shaqiri duhet të jetë më me ndikim në edicionin e ardhshëm në mënyrë që të luajë më shumë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu