“Ylli i kombëtares sonë”, gazeta zvicerjane i thur elozhe Xherdan Shaqirit

 

Xherdan Shaqiri kishte rolin e tij në fitoren e bujshme 4-0 të Liverpool mbrëmë duke u kualifikuar kështu në finalen e Champions League.

Në një shkrim të gjatë ku bën analizën e ndeshjes, “Blick” i referohet Shaqirit si “ylli i kombëtarez zvicerjane që ndihmoi Liverpool-in të shkojë në finale”, transmeton Albeu.com.

“Wshtë e pabesueshme ajo që ka ndodhur edhe e vështirë të përshkruhet me fjalë. Ne u përpoqëm për të fituar edhe pse numrat i kishim kundër. Shumë mund të kenë menduar se për ne gjithçka mori fund, por ne ia dolëm”, citon “Blick” Shaqirin duke vijuar: Ne e dimin që ishim të fuqishëm në shtëpi me tifozët tanë që na dhanë një ndihmë të madhe. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu