Murat Yıldırım, aktori kryesor në serialin ‘Ramo’ është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehet se pas një viti, nuk ka mundur t’i shpëtojë dot koronavirusit.
Teksa ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, aktori apelon për më shumë kujdes.
“Pas një viti duke e shmangur, covidi më kapi dhe mua, jam në ditën e 5-të dhe ndihem më mirë tashmë, lutem që kjo sëmundje të largohet nga bota kujdesuni për veten tuaj.”
Xhirimet e serialit Ramo janë pezulluar për pak kohë, Yildirim u bë i njohur për publikun shqiptar me rolin e Savashit në telenovelën “Dashuri dhe Ndëshkim”.
Kujtojmë që aktori dhe partnerja e tij, Iman Elbani kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2016.









