Bremda koluareve të partive në pushtet po vazhdojn zërat për riformatim të Qeverisë, gjegjësisht ndërrimin e disa ministrave që nuk kanë dhënë rezultate.
Kjo temë ishte lansuar dhe trajtuar edhe nga media në vend duke u thirrur në burime partiake. Kohë më parë TV21 lansoi se mund të ketë rikonstruim Qeverie, përfshirë edhe rokada mes resorëve ministrore nga ana e LSDM, BDI dhe partnerëve tjerë të koalicionit.
Nga Qeveria sot theksuan se nuk bëhet fjalë për rikonstruimin e kabinetit Qeveritar. Kryeministri Zoran Zaev teksoi se Qeveria është formuar vetëm 8 muaj më parë dhe puna e anëtarëve të Qeverisë akoma nuk është në stadin kur mund të konstatohet nëse ka nevojë ose jo për ndryshime kadrovike.
“Nuk do të duhej. Ekzekutivi është zgjedhur nga Parlamenti dhe meritojnë shansin pasi ka vetëm 8 muaj që janë në ato pozita. Nuk duhet harruar se Qeveria u votua më 1 shtator dhe për momentin nuk ka diçka të tillë”, theksoi Zaev.
Ndërrimet e mundshme në Qeveri i ka mohuar edhe BDI, por edhe Lëvizja BESA.









